15.11.2012 - Ardhja në këtë botë me anë të operimit të nënës me diabet rrit më shumë mundësinë e shfaqjes së sëmundjes së diabetit edhe tek fëmija.
Sipas një lajmi të gazetës gjermane “Aerztezeitung”, bëhet e ditur se studimi i cili zgjati 11 vjet dhe u realizua mbi 1650 fëmijë të cilët kishin nënën ose babanë të prekur nga diabeti tip 1, ka treguar se fëmijët e lindur me operacion rrezikohen 4,8 % nga diabeti deri në moshën 12 vjeç. Ndërsa tek fëmijët e lindur me lindje normale ky rrezik ulet në 2,2 %.
Shkaku i rritjes së rrezikut të sëmundjes së diabetit tek të lindurit me sezerian lidhet me shtatzënitë e shumta, lindjet para kohe apo përdorimin e cigares nga nëna. “Lindja me operacion ndikon në florën e zorrëve të fëmijës duke prekur kështu sistemin mbrojtës”, u shpreh Prof. Anette-Gabriele Ziegler, drejtuese e ekipit kërkues.Duke pohuar se në zorrët e fëmijëve të lindur me sezerian gjenden më pak bifidobaktere Ziegler theksoi se flora e zorrëve të këtyre fëmijëve ngjason me florën e zorrëve të të sëmurëve me diabet./zhurnal/

