10.05.2013 - Një përmbledhje e studimeve rreth kancerit të gjirit i ka bërë shkencëtarët që të vijnë në përfundim se impiantet e gjirit apo rritja e gjinjve me metodat bashkëkohore rrit më një përqindje të madhe frikën për paraqitjen e kancerit të gjirit tek femrat.
Studimi ka zbuluar se femrat me impiante kozmetike kanë rrezik të humbin gjirin nga kanceri i gjirit për shkak të vështirësive që i hasen për gjetjen e tumorëve.
E gjitha kjo është zbuluar nga statistikat e marra nëpër repartet e dedikuara për kujdesin e gjirit.
Nga këto statistika ka dal se femrat që i’u kanë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike kanë pasur rrezik në fazat e mëvonshme të paraqitjes së kancerit të gjirit për shkak të silikonit të përdorur për rritjen e tyre.
Hulumtuesit theksojnë se gjetjet e tyre janë shikuar me kujdes kurse silikoni i përdorur për rritjen e gjinjve tek femrat i ka penguar doktorët që më rrezet x të gjejnë shfaqjen e tumorëve.
Si rezultat i gjetjet së vonshme të këtyre kancereve tek femrat me ndërhyrje kirurgjike është rritur edhe numri i vdekjeve nga kjo sëmundje,për shkak se gjetja e tumorëve në fazë të hershme mund të shërohet me tretman dhe të arrihet sukses më shumë se nga gjetja e tyre në fazë më të vonshme.
Silikoni pra e bënë më të vështirë kontrollimin e gjirit me mamograf dhe ngushton hapësirën për gjetjen e tumorëve gjatë shfaqjes së tyre të hershme.
Ky studim është analizuar nga shkencëtarët nga analiza e 12 studimeve paraprake që pas vitit 1993 e të publikuara nga shtete të ndryshme si SHBA-ja ,Kanadaja,dhe Evropa Veriore.
Kurse nga rishikimi i këtyre analizave është ardhur në përfundim se impianet e gjirit tek gratë rrisin rrezikun e kancerit të gjirit për 26 për qind vetëm për shkak se ato nuk mund të diagnostifikohen qysh në fazë të hershme dhe për këtë iu rrezikohet humbja e gjirit.
Në anën tjetër kirurgët plastik dhe doktorët që merren me problemin e gjirit kanë kundërshtuar njëri tjetrin.
Fazel Fatah një kirurg plastik ka thënë se rezultatet e publikuara në këtë studim duhet të trajtohen me kujdes sepse ato më shumë kanë treguar një lidhje në vend të shkakut.
Kurse Dr. Caitlin Palframan nga një shoqatë në ndihmë të kancerit të gjirit ka thënë se edhe pse rezultatet janë të besueshme ato kërkojnë hulumtime edhe me të tutje kurse të njëjtin mendim e ka ndarë edhe Mia Rosenblatt nga fushata e kancerit të gjirit./gazetaexpress/

