Nuk ka si te ushqyerit me gji”. Kjo eshte keshilla me e shpeshte qe u jepet nenave te reja, te cilat jane te dyzuara perballe pikepyetjes: Ushqyerje me gji, apo me biberon?. Jo vetem ne vendin tone, por kudo ne bote ka nisur nje fushate e fuqishme per te bindur nenat e reja te ushqejne femijet e sapolindur me qumesht gjiri. Qumeshti i nenes ka vecori imunitare dhe e mbron femijen ndaj infeksioneve.
Ai permban ushqimin e nevojshem per gjashte muajt e pare te jetes se foshnjave dhe njekohesisht i ben ata rezistues ndaj infeksioneve si diarreja, infeksioneve te veshit, infeksione te rrugeve te frymemarrjes…etj. Permban uje te mjaftueshem per femijen edhe kur moti eshte teper i nxehte, ne te njejten kohe eshte zgjedhja numer nje ne ndalimin e dehidratimit. Permban me shume laktoze se cdo qumesht tjeter, dhe kjo eshte ajo per te cilen ka me shume nevoje femija.
Permban hekur te mjaftueshem dhe te pershtatshem per t’u absorbuar ne zorret e femijes, prandaj dhe te femijet e ushqyer me qumeshtin e nenes nuk verehet anemia dhe mungesa e hekurit. Pervec ketyre eshte perhere i gatshem dhe nuk kerkon ngrohje te ujit, apo shishe me biberon te sterilizuar. Studimet gjithashtu thone se gjidhenia eshte e dobishme sa per femijen ashtu edhe per nenen.
Fillimi i gjidhenies menjehere pas lindjes, ndihmon nenen ne rimarrjen e formes fizike te meparshme, duke djegur yndyrat e teperta. Gjidhenia pengon fryrjen dhe qelbezimin e gjirit nga qumeshti. Po ashtu pengon shtatzenine ne gjashte muajt e pare. Te nenat qe e praktikojne gjidhenien, kanceri i gjirit dhe i vezoreve eshte me i rralle. Ne te njejten kohe gjidhenia ndikon edhe ne psikologjine e nenes dhe femijes, i ben ata qe te lidhen fort me njeri-tjetrin.
Por perballe gjithe te mirave qe shtrojne studimet lidhur me gjidhenien, qendron ushqimi me biberon dhe te mirat e tij. Sot ne bote gati kjo metode perdoret nga 50 – 70% e nenave. Kjo menyre te ushqyeri, e cila eshte me e shkurter ne kohe dhe me frekuenca me te rralla i siguron nenes me shume kohe per vetveten, duke mos e bere te ndihet e varur gjate gjithe dites pas femijes, pasi gjidhenia kerkon qe femija te ushqehet mesatarisht tete deri ne dhjete here ne dite, frekuence e shpeshte e cila e kushtezon nenen ne shume aspekte: per nenat qe jane te punesuara, nuk e perballojne dot nje frekuence te tille, pasi nuk largohen dot nga femija per me shume se nje ore e gjysme.
Nuk e ushqejne dot femijen ne ambiente publike. Gjate nates detyrohen te ngrihen dy apo tri here per te ushqyer femijen, nje lodhje dhe mundim i cili demton nenen e si pasoje edhe femijen, pasi nje nene e lodhur dhe e pagjume nuk jep dot kujdesin maksimal per foshnjen saj. Pervec kesaj ushqimi me biberon, shihet si nje menyre e cila mund te lidhe shume mire femijen me babane, i cili gjate gjidhenies perjashtohet krejtesisht nga procesi, duke bere qe here-here te largohet nga femija, e here–here te largohet nga bashkeshortja. Jetesa e koheve moderne pervecse eshte bere me komode, ne anen tjeter ka shtuar impenjimet, por gjithashtu ka shtuar dhe vemendjen e nenave ndaj vetvetes.
Keshtu nje nene, e cila eshte se pari femer, kerkon te kete kohe te lire per vetveten, per bashkeshortin per punen dhe per shoqerine, pjese te jetes te cilat kufizohen gjate gjidhenies. Dihet tashme qe nje pjese e mire e femrave, kalon nje faze te shkurter depresioni pas lindjes se femijes, faze e cila vjen si pasoje e shkeputjes se nenes nga jeta e meparshme.
Ushqimi me biberon i siguron nenes vijimin e aktivitetit te meparshem. Keshtu qe nje nene qe punon, qe siguron te mira materiale per familjen, qe ben nje jete sociale, siguron nje mirerritje dhe miredukim te sigurt per femijen e saj. Shpeshhere kjo metode ushqyerjeje shihet edhe si nje egoizem i tepruar i nenave, te cilat luftohen me shprehjen: “Biberoni nuk mund t’i jape foshnjes ate ngrohtesi dhe dashuri qe i percjell gjidhenia”. Duke pare argumentet e te dyja metodave te mesiperme eshte e veshtire, te thuhet se cili nga grupimet ka te drejte dhe kush ka gabim.
Por ajo qe mund te thuhet me siguri, eshte fakti se nenat kerkojne gjithmone me te miren per femijen e tyre. Keshtu, duhet te jene ato dhe vetem ato te cilat duhet te vendosin per rrugen qe duhet te zgjedhin. Nje nene qe di te vleresoje kufizimet, mundesite dhe pamundesite e jeteses se sotme, qe di te vleresoje te mirat dhe te keqijat e dy metodave te ushqyerjes, e qe me pas merr vendime te pavarura dhe te pakushtezuara, eshte nje nene qe gjithmone do te dije te edukoje dhe te zgjedhe me te miren per femijen e saj./infoalbania/

