Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Sa i shpeshtë paraqitet kanceri i qafës së mitrës?

29.09.2013 - Fatkeqësisht, kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të shpeshta tek gratë. Me rritjen e moshës, është konstatuar se rritet edhe rreziku për kancer të qafës së mitrës.

Çdo vit rreth 500 mijë gra në botë, preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo sëmundje.

Në botë, çdo 2 minuta vdes një grua nga kanceri i qafës së mitrës.

Në Europë, çdo 18 minuta vdes një grua nga kanceri i qafës së mitrës.

Në Shqipëri, kanceri i qafës së mitrës është kanceri me raste më të shpeshta tek gratë mbas kancerit të gjirit.

Në Shqipëri, rastet me kancer të qafës së mitrës kanë ardhur duke u shtuar, ndërsa vdekshmëria prej tij është dyfishuar./bebaime.com/

/komuniteti