Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Sa peshk duhet të hani gjatë shtatzënisë?

Nëse nuk jeni e sigurt dhe ndiheni e shqetësuar për sa i përket sigurisë së konsumimit të peshkut në shtatzëni nuk jeni e vetmja. Shumë gra shtatzëna kanë frikë të konsumojnë peshk gjatë shtatzënisë për shkak të zhivës që përmban.

Mire, por lind pyetja sa është masa e duhur? Sa here në javë duhet të hamë peshk?

Nëse jeni shtatzënë është shumë e rëndësishme të mësoni produktet nga të cilat duhet të qëndroni larg dhe ato të cilat duhet të konsumoni për zhvillimin e fëmijës. Kjo bëhet e ditur në një lajm të publikuar në Mayo Clinic. Disa alternativa si konsumimi i bollshëm i frutave dhe zarzavateve si dhe mos përdorimi i cigares janë të prera. Por specialistët pasqyrojnë informacion të ndërlikuar për sa i përket konsumimit ë peshkut gjatë shtatzënisë.

Specialistët e Mayo Clinic japin disa këshilla praktike në lidhje me shtatzëninë dhe konsumimin e peshkut:

Cila është lidhja në mes shtatzënisë dhe peshkut?

Të pasura me proteina dhe hekur produktet e detit janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Krahas kësaj acidet omega -3 të gjendura tek disa lloje peshqish mbështesin zhvillimin e trurit të fëmijës. Studimet kanë treguar se një konsumim i pakët i peshkut gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë aftësi të dobëta në të folurin e fëmijës, probleme në sjellje dhe probleme të tjera zhvillimi.

Bëhet e ditur se peshq të mëdhenj grabitqarë si peshkaqeni, peshku shpatë dhe skumbri përmbajnë sasi të mëdha zhive. Zhiva e gjendur tek produktet e detit krijon probleme për shumë njerëz prandaj duhet të tregoni shumë kujdes nëse jeni shtatzënë ose nëse mendoni të ngelni shtatzënë më vonë. Nëse konsumoni rregullisht peshk me një përmbajtje të lartë zhive kjo lloj lënde me kalimin e kohës depozitohet në gjak. Zhiva e tepërt mund të dëmtojë trurin dhe sistemin nervor të fëmijës në zhvillim.

Cila është sasia e këshilluar?

Disa produkte deti përmbajnë shumë pak zhivë. Zyra e Ushqimit dhe Ilaçeve amerikane (FDA) dhe Agjencia e mbrojtjes së mjedisit(EPA)këshillojnë gratë shtatzëna të konsumojnë të sigurta njëherë në javë peshk ton dhe peshk salmon./Start/Aisa Kokiçi/

/komuniteti