Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Sa shpesh duhet bërë Pap-testi?

29.09.2013 - Rekomandimet për kryerjen e Pap-testit, janë specifike për klinika të ndryshme.

Është e rëndësishme, që gjitha gratë të bëjnë Pap-testin sipas rekomandimeve të mjekut që i kanë besuar shëndetin riprodhues të tyre. Për femrat që kanë filluar aktivitetin seksual, apo kanë arritur moshën 18 vjeç, Pap-testi duhet të kryhet rregullisht.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet:

? Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin.

? Femrat e moshave 21 deri në 49 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin çdo vit. Nëse 3 Pap-teste rrjesht dalin normal, atëherë vazhdohet kryerja e Pap-testeve çdo 3 vjet.

? Femrat e moshave 50 deri në 64 vjeç, duhet të kryejnë Pap-testin çdo 3 deri në 5 vjet.

? Në moshën 65 vjeç, nuk ka nevojë të vazhdohet me kryerjen e Pap-testit nëse ai është kryer rregullisht nga mosha 50 vjeç dhe ka dalë me rezultate normale./bebaime.com/

/komuniteti