03.05.2013 - Fëmijët mund ta dëmtojnë vetveten dike klikuar pa dashje në faqe që promovojnë pornografi të dhunshme, egërsi ndaj kafshëve dhe ueb-faqe për kequshqyerje, ndërkaq një hulumtim i ri tregon se shumë prind janë të pavëmendshëm ndaj aktiviteteve online të fëmijëve të tyre.
Fëmijët nga mosha dy apo më të vjetër tashmë lejohen të përdorin internetin, përderisa kur mbushin katër apo pesë vjet ata tashmë marrin informata për kequshqyerje dhe e lëndojnë vetveten, kurse dy nga pesë fëmijë të moshës pesë vjeçare pranojnë se kanë parë filma pornografik online.
Përmbajtja tjetër, mbi vetëvrasjet, abuzimin e fëmijëve, keqtrajtimin e kafshëve, lojërat poker dhe terrorizmi janë ato që ata shohin.
Impakti psikologjik në shikimin e kësaj përmbajtje shqetësuese është treguar gjatë një hulumtimi të bërë në Britani të Madhe me fëmijët.
Një fëmijë ka treguar se ka parë “një qen të përgjakur dhe disa djem të cilët kanë qeshur me këtë rast”.
Në shumicën e rasteve, fëmijët aksidentalisht hynë në këto faqe armiqësore, mirëpo pothuajse një nga 10 thonë se hynë me qëllim dhe i kërkojnë ato, përderisa të tjerët i gjejnë ato duke përcjell linçet për kuriozitete.
Hulumtimi, që është bërë nga faqja e prindërve Netmums.com, tregon se prindërit shumë rrallë shikojnë aktivitetet e fëmijëve të tyre në internet.
Shumica e fëmijëve rrinë më shumë online sesa prindërit e tyre e dinë këtë – kështu që një në tre fëmijë bën aktivitete të tjera siç janë leximi i një libri apo ndonjë aktivitet tjetër, thuhet në raport.
Kurse, tri të tretat e çerekut të tyre besojnë se fëmijët e tyre kalojnë një apo më shumë orë në ditë online, mirëpo fëmijët tashmë e pranojnë se gjurmojnë në ueb-faqe dy orë apo më shumë në ditë.
Hulumtimi, i cili ka bërë një pyetësor për 1100 prindër të 825 fëmijëve nga mosha shtatë deri në 16 vjeç ka zbuluar se një nga shtatë fëmijë nën moshën 16 vjeçare është i varur nga qëndrimi në internet përderisa ata kalojnë më shumë se katër orë para ekranit.
Edhe pse dy të tretat thonë se ata kanë përvojë negative online, vetëm 22 për qind e prindërve e dinë se ata kanë shikuar gjëra që nuk janë të lejueshme për ta.
Afër një në pesë fëmijë kanë pranuar “se shpesh mendojnë” dhe përpiqen të shohin çfarë ata kanë shikuar online, mirëpo 98 për qind e prindërve të cilët e dinë që fëmijët shikojnë gjëra të palejueshme nuk e kanë idenë se nga kanë marrë ndikimin ata të hynë në të.
Një nga 20 fëmijët tregojnë se ata takohen edhe me njerëz të panjohur që i njohin në internet.
Hulumtimi po ashtu thotë se tre nga 10 prindër i lejojnë fëmijët të përdorin internetin pa ndalesa prindërore apo mbikëqyrje.
“Asnjë gjeneratë e kaluar nuk ka pasur kaq shumë hyrje në kaq shumë informata dhe kaq shpejt – jo e tëra është e dëshirueshme – për shkak të përdorimit të shumtë të pajisjeve elektronike sot”, ka thënë bashkëthemeluese e Netmums, Siobhan Freegard.
“Disa shkencëtarë kanë parashikuar ekspozim edhe më të madh të rrezikut nga interneti për fëmijë dhe ata dëshirojnë që gjigantët elektronik duhet të bëjnë gjëra shtesë që kjo gjë të përdoret për të mirë. Ne po e rrisim një gjeneratë me gjeni të teknologjisë – por cili është çmimi i saj?”.
“Qeveria ka një departament për sigurinë e fëmijëve në internet në Britani e cila ndihmon që katër ISP, që tani ofrohen për të gjithë klientët konsumator falas, e të cilat mund të përdoren kundër këtyre gjërave. Si shtesë, nën korrikulën tonë të fëmijëve nga mosha pesë e me tepër ne do të instalojmë komunikim falas dhe të sigurt për sigurinë në internet”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Edukimit në Britani të Madhe./gazetaexpress/

