Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Seleksionimi gjinor – përzgjedhje e drejtë apo e gabuar?

23.04.2012 - Doni djalë apo vajzë? Ju mund të përzgjidhni gjininë e fëmijës që në embrion. Një mjek në Seattle thotë se ai mund të kujdeset për këtë. Megjithëse në disa vende – është konsideruar e paligjshme…të tjerë thonë se është jo-etike, krejtësisht e pamoralshme.

Në Kanada “Përzgjedhja e Gjinisë” është e paligjshme. Megjithatë, reklama janë duke u shfaqur në disa gazeta lokale të komunitetit indo – kanadez. Eshtë mendësi e shumë prindërve, përfshi pjestarë të komuniteteve nga India për të patur fëmijë djem. Termi mjekësor për përzgjedhjen e gjinisë së fëmijës quhet “Preimplantation Genetic Diagnosis“.

Në faqen elektronike të Qendrës për Mjekësi Riprodhuese në Bellevue të shtetit Washington – pranë kufirit me Kanadanë – kjo procedurë reklamohet si “Seleksionim Gjinie” ose “Balancim Familjar”.

Doktor James Kustin thotë se prindërit e kanë të garantuar të përzgjedhin sukseshëm gjininë për foshnjen e tyre që në fazën embrionale.

Zyrtarët e shëndetit thonë se kjo procedurë lejohet, përsa sa kohë që kryehet me korrektësi dhe nuk përdoret për dështim të foshnjes. Por mes prindërve ka kohë që është hapur debati rreth moralitetit të Seleksionimit Gjinor - “është fati ynë se çfarë do të kemi; është në rregull sidoqoftë – djalë a vajzë”, thotë një nënë./wordpress/

Meri H. (12 vite më parë)
Donika kunata jeme ka tentu me ba vajz me qet kalendarin kinez po ska pas sukses se prap ka djal, edhe me data i ka kqyr,se une skam ide qysh asht ai kalendar, me data ka tentu po ska pas sukses. Edhe kunates se syte e kqyrke i dilke qe vajz ka me lind po edhe asaj i ka than qe djal e ki. Kshtuqe qetij kalendari mos i beso. Ishalla lind fmij te shnosh e te hec mire.
Donika Elshani (12 vite më parë)
une jam nje nene qe kam nje vajz 3 vjeqare kur km mbet shtatzane me voajzen e pare sipas kalendarit kinez me ka dal qe do te lind nje vajz dhe ka qene e sakt por tani jam ne prag te lindjes se dyte kur kam mbet shtatzene ne kalendarin kines ka dal qe do te lind djal por mua mjeku me ka thene qe do te lindesh vajz dmth me shtatzani te dyte testi me duket ska qene i sakt ju lutem a mund dikush te me thote diqka

/komuniteti