Selfie, selfie, selifie kudo. Janë përhapur kaq shumë saqë duket sikur nuk dimë më të bëjmë një fotografi normale. Ka raste që tejkalohet edhe limiti i tyre dhe selfiet bëhen në vende të papërshtatshme, e për këtë paguajmë pasojat.
E di mirë një gjë të tillë mjeku Daniel Sanchez, i cili ka publikuar një fotografi në Instagram, gjatë lindjes së një fëmije, në një sallë lindjeje.
Mjeku në fjalë ka publikuar fotografinë, në të cilën shfaqej një grua duke sjellë në jetë fëmijën e saj pas krahëve të tij, duke bashkangjitur një koment aspak të përshtatshëm.
Një gjest i tillë i kushtoi shumë profesionistit, i cili, siç raporton Mirror, është dënuar për këtë veprim të pashoq, i cili tregonte edhe pjesët intime të gruas.
Megjithatë, nuk kanë patur të njëjtin reagim të rinjtë dhe përdoruesit e tjerë të rrjetit social, të cilët kanë publikuar selfie të ndryshme me hashtagun #deliveryroom, të cilat janë realizuar në sallën e lindjes./a.s/noa.al

