Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shfletojnë në internet, ndërsa nuk dijnë të lidhin këpucët

Brezi i ri i fëmijëve nuk mësojnë aftësi të tilla si not, kalërim, biçikletë dhe nuk dijnë si të lidhin këpucët, por dijnë se si të përballen me miun në kompjuter...

Në fakt, shtatë nga dhjetë fëmijë të moshës në mes të dy dhe pesë vjeç, dijnë të luajnë video lojëra dhe më pak se dy dijnë të notojnë pa ndihmën e prindërve. Hulumtimi i fundit mbi fëmijët, tregon se si aftësitë tradicionale të cilat më parë fëmijët shumë lehtë i kanë përvetësuar, tani ato i zëvendësojnë me anë të teknologjisë.

Prindërit ose janë shumë të zënë ose shumë dembelë, për ti mësuar fëmijëve aftësi praktike, me sa duket më e thjeshtë është ti lënë ata para kompjuterit. Në vend se ta përjetojnë botën reale, fëmijët i kopjojnë prindërit, flasin me anë të tastaturës dhe me anë të celularëve, dhe e gjitha kjo në dëm të zhvillimit të aftësive sociale.

Eksperti për psikologji dhe zhvillim fëmijësh, Sju Palmer ka zbuluar që më shumë se kurrë i kemi izoluar fëmijët nga mbrenda dhe u kemi frenuar zhvillimin.

Duke i trimëruar që të përjetojnë eksperienca virtuale, ata nuk zhvillohen si duhet, bëhen budallenj dhe mësohen në zgjidhje të shpejta. Përkundër kësaj, nuk mësojnë të zhvillojnë aftësi emocionale të nevojshme për marrëdhënie të vërteta, vëren Palmer duke shtuar që fëmijët duhet të luajnë me njerëz të vërtetë në mënyrë që të zhvillohen si duhet.

Të dhënat e hulumtimit zbulojnë që 23 përqind e fëmijëve të moshës dy gjer në pesë vjeç dijnë të thërrasin nga celulari, një e katërta e tyre dijnë të shfletojnë në internet, një e pesta dijnë të përdorin Ipad, dhe dy të tretat e fëmijëve dijnë të ndezin një kompjuter.

Kur bëhet fjalë për aftësi praktike, rezultatet janë shumë më ndryshe. Në fakt, vetëm 48 përqind e fëmijëve e dijnë adresën e tyre të vendbanimit, ndërsa vetëm një e treta dijnë të shkruajnë emrin e tyre. Është shokuese që vetëm 11 përqind e fëmijëve dijnë të lidhin këpucët.

Anketa mbi 2.200 nëna nga 11 vendet të zhvilluara, zbuloi se fëmijët nga Mbretëria e Bashkuar janë më të tërhequr mbrenda, më saktësisht në të ashtuquajturën botë virtuale.

/komuniteti