Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shkaqet e dështimit të shtatzënisë

16.05.2012 - Dështimi (aborti spontan) është përfundimi i shtatzanisë para javës së 20-të.

Shkaku kryesor është moszhvillimi normal i fetusit. Kjo për arsye se struktura gjenetike e tij dëmtohet. Por kjo nuk do të thotë se i ka kaluar nga prindërit. Ka disa sëmundje të nënës si diabeti jo mirë i kontrolluar, sëmundjet e tiroideve, problemet me mitrën dhe serviksin që më rrallë bëhen shkak.

Faktorët që rrisin mundësinë e dështimit:

Mosha: Mosha e nënës mbi 35 vjeç bile mendohet se dhe baballarët mbi 40 vjeç.

Të paturit më përpara dështim: Ato gra që kanë përjetuar më shumë se dy herë dështim.

Sëmundjet kronike të nënës: P.sh diabeti (sëmundja e sheqerit) dhe tiroidet.

Sëmundjet e mitrës dhe serviksit: Anomalitë anatomike të tyre.

Cigarja, alkoli

Kafeina: Në këtë drejtim nuk ka një informacion të saktë rreth sasisë prandaj mirë është që mos të konsumohet më shumë se 200mg./albeu/

/komuniteti