Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shkencëtarët vërtetojnë se shtatzënia është ngjitëse

07.17.2019 - Shkencëtarët kanë vërtetuar se shtatzënia është ngjitëse. Asociacioni i Sociologëve Amerikan ka deklaruar që shtatzënia, mund, në fakt, të jetë ngjitëse. Por, vetëm në nivel psikologjik.

Përgjatë një periudhe 10 vjeçare, hulumtuesit kanë studiuar 1,720 gra në përpjekje për të kuptuar se cila ishte lidhja mes miqësive të afërta që kishin nisur në shkollë dhe dëshirës për të pasur një fëmijë. Në fund, gjysma e këtyre grave kishin përfunduar duke pasur fëmijë, dhe kishin deklaruar që dëshira për të pasur fëmijë ishte ndikuar nga fakti se shoqet e tyre kishin lindur më herët.

Po të mendoni, rezultatet e këtij studimi nuk janë dhe aq të çuditëshme. Në fund të fundit, njerëzit janë qenie shoqërore. Për këtë, mjedisi dhe ndërvepimet tona shoqërore kanë ndikim të madh në vendimet tona. Kur një grua sheh një shoqe shtatzënë, në nënvetëdijen e saj lehtë mund të marrë mesazh që shtatzënia është diçka e mirë. Përndryshe, shoqja e saj nuk do ta bënte, apo jo

Ka edhe faktorë të tjerë që mund ta ndikojnë qëllimet për lindje tek një grua. Nuk është sekret që kujdesi ndaj një fëmije është gjithçka tjetër përveç i lehtë. Është skajshmërisht kërkuese përpjekja për t’i bërë disa punë në të njejtën kohë. Shtoja kësaj shumë netë pa gjumë, dhe do ta kuptosh.

Kur një grua sheh dikë me fëmijë që arrin të menaxhojë mirë jetën e saj dhe ndihet e përmbushur, kjo e zgjon interesin e saj për prindërimin dhe shkathtësitë e saj në këtë fushë. Por, shoqet mund të ndikojnë jo vetëm atë se kur ose nëse një grua vendosë të ketë fëmijë, por edhe atë se sa fëmijë do të lind ajo. Një hulumtim i vitit 2014 thotë se ka një korelacion të fortë mes miqësive dhe shkallës së lindjeve. Dhe kjo mund të spjegohet me të njejtat arsye.

Kjo do të thotë se gjasat që një grua të vendosë të lind fëmijë, rriten me çdo shoqe që ka fëmijë.

Burimi: supergrate

/komuniteti