14.01.2014 - Duke iu mësuar fëmijëve shprehitë e shëndetshme për ngrënie dhe duke i praktikuar këto shprehi vet, ju mund t’iu ndihmoni fëmijëve të mbajnë peshë të shëndetshme dhe të kenë rritje normale.
Shprehitë e të ngrënit të marra gjatë fëmijërisë ju ndihmojnë atyre të kenë një jetë të shëndetshme kur të rriten.
Disa nga aspektet më të rëndësishme të ngrënies së shëndetshme janë kontrolli i ushqimit dhe ngrënia me orar.
Ju duhet të reduktoni ushqimin me yndyrë të tepërt. Ju mund ta bëni këtë duke ju seruar fëmijëve produkte të qumështit me vlerat të ultë të yndyrës, ngrënia e pulave pa lëkurë, mishi i reduktuar po ashtu dhe drithërat.
Gjithashtu, ju duhet të reduktoni sasisë e pijeve me sheqer dhe sasinë e kripës në dietën e fëmijës tuaj, shkruan children.webmd.com. /e.p/kosovalive360.com/

