Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shtatëzënat në aeroplan

Dëshira e shtatëzënave për të udhëtuar, si dhe miratimi mjekut që mund të fluturojnë në ndonjë destinacion të caktuar, nuk është i mjaftueshëm, sepse avio kompanitë kanë rregulla të cilat shtatëzënat duhet respektuar.

Gratë shtatëzëna prej javës së 28-të gjer në javën e 36-të, duhet të kenë vërtetimin e gjinekologut për terminin e pritur të lindjes. Ky dokument duhet siguruar më së largu në javën e 28-të. Gjithashtu është e rëndësishme që shtatëzëna duhet ta informojë avio kompaninë për shtatëzaninë që në momentin kur bën rezervimin apo gjatë blerjes së biletës për udhëtim.

Avio kompanitë kanë rregulla të ndryshme në lidhje me periudhat kur i pranojnë në fluturime gratë shtatëzëna, por më së shpeshti lejohen që nga java e 28-të e shtatëzanisë. Nëse dëshirojnë që të fluturojnë më vonë duhet të kenë vërtetimin e mjekut.

Pothuajse nuk ka kompani e cila rrezikon që të merr përsipër rrezikun nga shtatëzënat të cilat janë afër lindjes, sepse përveç rrezikut për nënën dhe foshnjen, nuk dëshirojnë që ti shqetësojnë udhëtarët tjerë. Në keto raste shpesh vie deri te fluturimet e jashtëzakonshme për shkak të shqetësimit të udhëtarëve dhe kostos së lartë për avio kompaninë.

Statistikat tregojnë që në avio kompaninë “British Airways” për shembull, në vit ndodh një lindje.

Vendi më i mirë në aeroplan për shtatëzënat është që të ulen afër vendkalimit, thonë gjinekologët, që të ngriten më shpesh, të pijnë ujë më shumë dhe të vishen rehat.

Mjekët thonë që nëse shtatëzania është normale, shtatëzëna mund të udhëtojë me çfarëdo mjeti të udhëtimit. Hekurudhat bëjnë pjesë në ato më konfortet sepse e kanë mundësinë për të shëtitur që të mos ju mpihen këmbët, ndërsa makina e ka mundësinë për të pauzuar sipas nevojës.

Poashtu, e rëndësishme është që ta vëni rripin e sigurimit, që të mbroni nënën dhe foshnjen, por në mënyrë të drejtë siç preferohet për shtatëzëna.

/komuniteti