Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shtatzënia rreth moshës 50 vjeç

15.08.2011 - Mesatarja e moshës për menopause është 51 vjeç, por kjo mund të varojë nga 45 në 55. Gati të gjitha shtatëzanitë mbi moshën 50 vjeçare kërkojnë asistencë, që nga ilaçet e fertilitetit, furnizim me hormone apo edhe shpesh vezë donator.

Në këtë moshë niveli i komplikimeve është shumë i lartë duke përfshirë hipertensionin, probleme të ngjashme, dhe probleme me placentën gjë që kërkon monitorim strikt dhe kujdes.

Dhe poashtu është edhe çështja e paslindjes së femiut. Të gjithë e dimë që 50 vjeçaret janë më energjike dhe me alarmante, dhe kanë një benefit shtesë, atë të maturisë dhe eksperiencës. Por gratë mbi 50 vjeç kanë nevojë për energji shtesë për t`u zgjuar çdo 2 orë për të sapolindurin apo për të vrapuar pas vogëlushit.

Statistikat tregojnë se nëse gruaja mbetet shtatëzënë, dhe kujdeset mirë për vete, natyrisht duke llogaritur edhe testet, më e mundshme është që ajo të lind një fëmijë të shëndetshëm pavarësisht nga mosha e saj.

Niveli i vdekjeve të fetusit ka rënë për rreth 70 % që nga viti 1960. Ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjitha gratë shtatëzëna./bebaime.com/

/komuniteti