Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shtatzanitë paralele të Fatmës, Aulonës dhe Jonidës

08.10.2014 - I mbani mend Jonidën, Fatmën dhe Aulonën? Vetëm pak muaj më parë, vajzat e njohura të ekranit rrëfyen për “Pasdite ne Top Channel” përjetimet më të bukura të shtatzanisë.

Me Jonidën, në fakt, jemi njohur dhëmbë e dhëmballë. Në Pasdite, kemi ndarë me të kulminacionet më të bukura të viteve të fundit.

Në shkurt 2013, një letër dashurie nga partneri dhe një ftesë surprizë për një udhëtim në Venecia, kanë ndodhur pikërisht në studion tonë.

Një vit më vonë, ndërsa tregonte se si i kishte ndryshuar jeta pas “Big Brother”, ajo për herë të parë, sërish në Pasdite, dha publikisht lajmin se do të bëhej nënë.

“Për pupat e vogla dua t’iu falënderoj, sepse janë dhurata e parë e blerë për bebin tim, që lind në Korrik”, shprehej atëherë Jonida.

Vetëm një muaj para lindjes, Jonida tregoi për ne gjithë udhëtimin e bukur të shtatzanisë. Një udhëtim, në të cilin - në të njëjtën kohë - ecnin paralelisht dhe Fatma Haxhialiu e Aulona Musta, dyshja simpatike e “Top Shoë Magazine”.

Mamaja e Aulonës u zotua publikisht, që do bënte çmos që vajza e saj të vazhdonte e sigurt rrugën drejt karrierës, duke e ndihmuar gjatë periudhës së mëmësisë.

Ndërsa Fatma pati një surprizë shumë të bukur nga bashkëshorti i saj, që i deklaroi publikisht se do e çonte në altar, me vogëlushin që priste të vinte në jetë.

Një pritje e ëmbël për tri vajzat, që tashmë prej disa ditësh janë bërë mama të 3 ëngjëjve të vegjël.

Burimi: Top Channel

/komuniteti