Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shtatzënat pa partnerë janë depresive

Gratë shtatzëna të cilat janë të kënaqura me marrëdhëniet e tyre, janë më pak të prirura për të zhvilluar ndjenjë melankolie dhe depresioni, para lindjes së fëmijës, sipas një studimi të norvegjez.

Hulumtimi përfshiu rreth 50.000 gra, të cilat janë bërë nëna në periudhën 1999, gjer në vitin 2008. Fokusi ishte në çështjet, se si gratë janë të kënaqura me familjen e tyre, me punën dhe partnerin. Gjithashtu morën parasysh edhe nga cila sëmundje kishin vuajtur, dhe mos nëse ato kanë tendencë për alkohol dhe nikotinë.

Hulumtuesit zbuluan se, gratë që janë më së paku të kënaqura me marrëdhëniet e tyre, janë më të prirura për depresion. Kur janë në pyetje gratë shtatzëna, kjo gjendje mund të çoj në lindje të parakohshme apo me peshë më të vogël të të posalindurit.

Sëmundjet, si dhe stresi gjatë punës, poashtu mund të shkaktojnë shqetësime.

“Nëse problemi i boshllëkut emotivë gjatë shtatzënisë, nuk trajtohet në mënyrë të duhur, mund të shkaktojë probleme tek nëna, si dhe tek foshnja, por më vonë, mund të ndikojë në shëndetin e tërë familjes. Në orët e kursit për shtatzëna duhet të futen edhe orët në lidhje me marrëdhëniet, ku duhet ti kushtohet shumë kujdes faktit që, mungesa e partnerit mund të ketë efekt negativ”, thotë Gan Mete Rosand, nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik.

/komuniteti