Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shtatzënia: sa kile është normale të shtosh

Thenia “nje grua shtatzene duhet te haje per dy” tashme i perket se kaluares dhe natyrisht nje femer shtatzene nuk duhet te dyfishoje porcionet e ushqimit.

Dieta duhet te jete e shendetshme dhe e ekuilibruar (rregull qe vlen per te gjithe!) dhe duhet te lini hapesire te mjaftueshme per qumeshtin, produktet e tij, frutat, perimet, proteinat e mishit dhe te peshkut. Kufizoni konsumimin e embelsirave, sallamrave, te skuqurave: te cilat ju shendoshin pa ju afruar nje sasi te mjaftueshme ushqyese.

Ketu lind pyetja: sa kile duhet te merrni kur jeni shtatzene? Eshte e pamundur per te krijuar nje rregull absolut dhe te vlefshem per te gjithe: cdo trup reagon ne menyra te ndryshme ndaj shtatzenise dhe keshilla eshte qe te mbeshteteni te mjeku juaj, i cili do te jape pergjigjen me te pershtatshme per rastin tuaj. Ka, megjithate, disa parametra te pergjithshme, qe eshte e nevojshme ti dini per tu orientuar.

Ne tre muajt e pare te shtatzenise bilanci i kileve nuk rritet shume, dhe ne disa raste mund te shkoje edhe poshte, per shkak se te perzierat pengojne te ngrenit e rregullt. Ne tremujorin e dyte shtimi ne peshe behet me i dukshem: kalohen problemet lidhur me trazirat e stomakut, rritet oreksi dhe lindin deshirat e pazakonta dhe te papritura. Ne kete rast nje kilogram akullore me cokollate nuk eshte nje dhurate e mire qe i beni femijes tuaj. Mundohuni te hani ne menyre te rregullt duke thyer tre vaktet kryesore me 2 nenvakte te vogla.

Ideale eshte qe ne muajin e gjashte nje femer shtatzene te kete shtuar gjashte kile, por nje ose dy kile me shume nuk duhet t’ju vene ne panik. Ne qofte se te fituarit ne peshe eshte shume me i madh, ose anasjelltas shume me i ulet, konsultohuni me mjekun tuaj .

Duke filluar nga tremujori i trete, i fundit shtohet nje kile ne muaj. Ne fund te shtatzenise pritet nje rritje ne peshe nga 9 deri ne 12 kile, qe pas lindjes, mund te eliminohen lehte dhe pa sforcim.

Duhet marre ne konsiderate fakti, se femija mund te jete 3-4 kile dhe pjesa tjeter: mitra (900 g), placenta (500g), vellimi i gjakut (1,5 kg), rezervat e lipideve ( 2-3 kg), ujerat (2 kg) dhe vellimi i gjirit (400 g).

Por, kujdes: keto te dhena nuk konsiderohen si absolute: behet fjale per shifra qe mund t’ju sherbejne si nje pike referimi nga ku cdo grua shtatzene mund te krahasohet me keto parametra, te cilat ndryshojne ne baze te shume faktoreve, duke perfshire edhe percaktimin e mases trupore.

Megjithate, eshte thelbesore dieta e dhene nga mjeku juaj, duke pasur parasysh se ajo qe hani ndikon ne shijen e femijes tuaj te ardhshem!

Sipas nje studimi te kryer ne “Monell Chemical Senses Center”, Filadelfia sasia dhe menyra e te ushqyerit, emocionet, aktiviteti fizik ndikojne ne preferencat dhe shijet e femijes.

“Ndaj nenat e ardhshme - thone studiuesit- duhet te perpiqen te ofrojne nje shembull te mire per femijet ende pa dale ne drite. Nese hani embelsirat dhe qendroni larg sallatave dhe karotave, atehere mos u ankoni kur femija juaj te mbaje gojen mbyllur perpara supes vegjetale: eshte e trasheguar nga ju!”./infoalbania/

/komuniteti