Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Shuhet shkrimtari që zbuloi të vërtetat e fëmijërisë

11.05.2012 - Maurice Sendak nuk e mendonte veten shkrimtar për fëmijë, por si një autor që e thoshte të vërtetën për fëmijërinë.

“Më pëlqejnë njerëzit interesant dhe fëmijët me të vërtetë janë interesantë” kishte thënë ai për “Asocciated Press” në vjeshtë të vitit të kaluar. “Dhe nëse nuk i keni ngjyrosur me pak blu, rozë apo ngjyrë të verdhë, është edhe më interesante”.

Sendak, i cili vdiq të martën në Danbury, në moshën 83 vjeçare, katër ditë pasi kishte pësuar një sulm, bëri revolucion në kirjimtarinë e librave për fëmijë. Ai ishte një burrë i rrallë, shumë i paintersuar që të jetë i adhuruar dhe i dashur. Ai u nderua me çmimin “Hans Christian Anderson” në vitin 1970 dhe me medalje “Laura Ingalls Wilder” në vitin 1983. Presidenti Bill Clinton e nderoi Sendak me Medalje të Artë Kombëtare për Art në vitin 1996 dhe në vitin 2009, presidenti Barack Obama kishte lexuar “Where the Wild Things Are” për festën e pashkëve. Komunitetet kishin bërë përpjekje ta ndalonin por librat e tij u shitën në miliona kopje. Vepra e tij “Where the Wild Things Are”, u bë hit i vitit 2009. Asnjëri nuk mund ta harrojë buzëqeshjen e tij. “Nuk kam fjetur me njerëz të famshëm, yje të filmit apo gjëra të ngjashme. Është një histori e përbashkët: Djaloshi nga Brooklyn u rrit dhe pati sukses në profesionin e tij”, i kishte thënë ai AP-së.

Librat tjerë të Sendak, janë shpërndarë në dhomat e fjetjes së fëmijëve në gjithë botën. Ndër ta “Chicken Soup With Roce”, “One was Johnny”, “Pierre”, “Ouside Over There”, dhe “Brundibar”. Kjo e fundit ishte një përrallë popullore për dy fëmijë që orvaten për të fituar para të mjaftueshme për të blerë qumësht për nënën e tyre të sëmurë. Përveç që ilustronte veprat e veta, ai po ashtu ka bërë vizatimet për serinë “Little Bear” të Else Holmelund, “The Light Princess” të George MacDonald. Libri i fundit të cilin e kishte shkruar dhe ilustruar ka qenë “Bumble - Ardy”. Në muajt e fundit, ai kishte paralajmëruar se ishte duke punuar në një projekt të ri.

Stephen Colbert, ka thënë se Sendak do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja.

“Arti i tij na ka dhënë një kujtim fantastik për mënyrën se si e kemi ndier fëmijërinë. Të gjithë jemi të nderuar që na ka ftuar në botën e tij”, ka shkruar Colbert në një komunikatë.

Sendak po ashtu kishte krijuar kostume për opera të baletit, duke përfshirë edhe shtëpinë e operës çeke “Brundibar”. Ai kishte disajnuar kostume për projekte të shumta të New York City Opera.

“Ai i ka tërhequr fëmijën në një mënyrë realiste, dhe jo mënyrë idealiste”, ka thënë Leonard S. Marcus./koha/

/komuniteti