17.10.2012 - Gati 90 për qind e prindërve besojnë se si papastërtitë e vogla nuk mund t’u bëjnë dëm fëmijëve, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se pikërisht kështu transmetohen viruset dhe bakteret e rrezikshme.
Tri të katërtat e fëmijëve e pranojnë që nuk i pastrojnë duart para drekës, ka zbuluar hulumtimi i kompanisë britanike “Initial Washroom Hygiene” i kryer në 1000 prindër dhe 550 fëmijë në moshën prej shtatë deri 11 vjeç.
Gati 40 për qind e tyre nuk i pastrojnë duart me sapun pas përdorimit të WC-së, ndërsa duart e djemve kanë qenë më të papastra se të vajzave. Duart më të papastra i kanë pasur tetëvjeçarët, shkruan Daily Mail. Dy të tretat e të vegjëlve e pranojnë që rolin më të madh në të mësuarit e higjienës themelore e kanë prindërit e tyre, ndërsa rreth 90 për qind të prindërve besojnë se si fëmijët i kanë “shumë të pastër” dhe që pak papastërti nuk mund të dëmtojë, ka vërtetuar studimi. “Fakti që prindërit besojnë se si fëmijët i kanë shumë të pastër është vetvetiu alarmant.
Disa viruse dhe baktere si E.coli, streptokoku, gripi dhe noroviruset barten përmes duarve dhe mund të lënë pasoja serioze në shëndet” – ka theksuar udhëheqësi i hulumtimit, dr. Peter Barratt. Larja e rregull e duarve me ujë dhe sapun redukton rrezikun nga përhapja e viruseve dhe baktereve, ndërsa edukimi para së gjithash varet nga prindërit, detyra e të cilëve është që t’ua mësojnë fëmijëve bazat e higjienës, ka shtuar ai./zhurnal/

