04.12.2013 - Fëmijët rriten, ata kalojnë po në të njëjtat faza që keni kaluar edhe ju. E njëjta histori është gjithmonë, edhe prindërit tuaj e kanë provuar një të tillë, andaj mos u shqetësoni.
Nëse vajza juaj është adoleshente sigurisht që është duke u takuar me dikë, kjo gjë është fare normale për një moshatare të shekullit të 21-të. Koha ka ndryshuar dhe të pakta janë ato vajza që nuk kanë pasur një lidhje deri në të 20-ta, vajza të tilla janë të rritura në kushte tjera apo edhe vetë kanë qenë të pa interesuara.
Më mirë është të lëshoni pe dhe mos të angazhoheni si një detektive private se ndryshe do të fillojnë edhe gënjeshtrat. A dëshironi ju që fëmija juaj t’ ju gënjejë gjatë gjithë kohës?
Më mirë do të ishte të ishit një mike/mik me të, të flisnit hapur, ta këshilloni dhe ta mësoni për këtë përvojë të re, që ajo mos të gabojë dhe mos të lëndohet.
Shumicën e kohës kur prindërit bëjnë presion në lidhjen e fëmijëve, fëmijët demoralizohen dhe energjia negative kapërcen në marrëdhënien e tyre. Kjo gjë shpesh përfundon me ndarje, grindje, debate të ashpra dhe fyerje.
Hapeni zemrën vogëlushes suaj, kujtoje kohën e fëmijërisë tënde, kujtohuni për lidhjen tuaj të parë. Nëse ju keni pasur një të kaluar jo aq interesante, mundësoni fëmijës tuaj një të ardhme më ndryshe. /jb/

