Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si mund t'ia pastrojmë veshët foshnjes?

10.09.2012 - A mund ti pastrojë foshnjes veshët me shkopinjtë e pastrimit të veshëve?

Sigurisht jeni pyetur se a mund t`ia pastroni foshnjes tuaj, veshët me shkopinjtë e pastrimit të cilat i përdorni dhe ju, dhe nëse jo, atëherë si t`ia pastroni?

Asnjëherë mos futni shkopinjë apo diç tjetër në kanalin e veshit të foshnjes. Shumë lehtë mund të dëmtoni cipën e timpanit të veshëve. Dylli është mbrojtja natyrale e kanalit të veshit dhe zakonisht nuk egziston nevoja që ta pastroni.

Nëse ju brengos sasia e madhe e dyllit në veshët e foshnjes, konsultohuni me mjekun. Nëse është mbledhur sasi aq e madhe sa që mjeku nuk mund ta sheh timpanin e veshit (gjë që duhet ta bëjë nëse është duke kontrolluar shkaku i ndonjë infeksioni) atëherë mjeku do t`ia largojë atë. Në të kundërtën, dylli do të largohet vetvetiu. Nëse i futni shkopinjë në vesh, vetëm do të futni dyllin më thellë në veshët e foshnjes.

Në vend të kësaj, thjeshtë pastroni pjesët e jashtme të veshëve të foshnjes, me vatë të lagur apo të kremosur lehtë./zhurnal/

/komuniteti