09.06.2015 - A e dini se muaji i lindjes mund të ndikojë shumë në forcën e sistemit tonë imunitar?
Kjo është zbuluar nga një studim shkencor i kohëve të fundit nga një ekip studiuesish britanik mbështetur nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore i Fondacionit Italian të Sklerozës Multiple.
Ai që ka lindur në nëntor është më i fortë, e ndërsa ai që ka lindur në maj është më i rrezikuar për të pasur sklerozë multiple. Studimi i botuar në Jama Neurologytregon për një zbulim të pazakont, që në zhvillimin e sistemit imunitar të foshnjave përveç pranisë së vitaminës D, mund të ndikojë edhe muaji në të cilin ka lindur foshnja dhe kjo bazohet në teste biologjike të bëra tashmë, nuk është asgjë fantastiko-shkencor.
Por pse fëmijët e lindur në maj janë më të predispozuar se ato të lindur në nëntor?
Sëmundja nuk është asgjë tjetër përveçse një veprim i sistemit imunitar që shkatërron sistemin nervor qendror. Që në të shkuarën ishte thënë që muaji i lindjes ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje, ashtu siç edhe vërtetohet nga ky studim, ku numri më i madh i të prekurve nga kjo sëmundje janë të lindur në muajin maj dhe numri më i vogël i të prekurve janë të lindur në muajin nëntor. I gjithë problemi konsiston tek vitamina D, e cila merret kur ekspozohemi në diell. Fëmijët e lindur në maj kanë nivel më të ulur të vitaminës D dhe nivel më të lartë të qelizave T autoreactive.
Sreeram Ramagopalan, profesori i neuroshkencës në Barts dhe QueenMary shpjegon zbulimin:
“Niveli më i lartë i qelizave T autoreactive mund të tregojë se përse fëmijët e lindur në maj janë më të rrezikuar për të mbartur sëmundjen. Janë të nevojshme studimet afatgjata për të vlerësuar efektin e vitaminës D tek gratë shtatzëna dhe ndikimin në sistemin imunitar dhe rrezikun në shfaqjen e Sklerozës Multiple”.

