Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si ndikon stresi i prindërve tek fëmijët?

18.07.2011 - Shumë fëmijë thonë që kur prindërit e tyre janë nervozë, ata ndjehen të mërzitur, të brengosur apo të frustruar, ndërsa një e treta e tyre madje pohoi që ka kokëdhembje dhe dhembje stomaku.

Shoqata Amerikane e hulumtimeve psikologjike ku përfshiu më shumë se dymijë anketues, arriti në përfundim që 90 përqind të fëmijëve e dijnë kur janë prindërit e tyre nën stres. Si tregues stresi ata kanë numëruar, konfliktet, padisponimin dhe mungesën e kohës së lirë ndaj fëmijëve.

Krahas këtyre të dhënave, madje 70 përqind të prindërve të cilët morrën pjesë në hulumtim, thanë që disponimi i tyre i keq dhe stresi nuk ndikojnë në fëmijët e tyre.

Ja se si mund të zvogëloni ndikimin e stresit tek fëmijët:


Mos mohoni

Fëmijët shumë mirë e kuptojnë kur ju jeni nën stres, prandaj mos e mohoni këtë. Spjegoni fëmijëve për çfarë është fjala, në mënyrë që ata të kuptojnë që nuk është faji i tyre që ju ndjeheni kështu.

 

Mbani veten nën kontrollë

Duhet të keni kujdes se si reagoni kur jeni nervozë. Fëmijët i pranojnë vibrimet tuaja negative të cilat bëjnë presion mbi ta. Disponimi i keq është infektues. Përveç që i prishni edhe fëmijëve disponimin, ju krijoni edhe sjellje afatgjata të cilat paraqesin rrezik për ta, nga depresioni, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

 

Vendosni baraspeshë

Mundohuni të luftoni me stresin, duke marrë pjesë në aktivitetet argëtuese së bashku me fëmijët. Dëgjoni muzikë apo shëtisni në natyrë, në mënyrë që të relaksoheni dhe të qetësoheni. Madje edhe fryerja e balonave të fëmijëve nga shampoja ndihmon të luftoni me situatën stresuese – në këtë mënyrë do ti mësoni atyre se si të marrin frymë thellë dhe lehtë./bebaime/

/komuniteti