Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si ndikon vitamina E në qetësimin e dhimbjeve në gjinjë?

Shumë gra kanë gjnjët me ndërtim kokrizor, dhe të dhimbshme në prekje. Tendosja , dhimbjet dhe noduset në gjinjë mund te jenë simptome të ndryshimeve fibrocistike në indin e gjirit .

Këto kokërrza në gjinjë bëhen më të theksuara para ciklit menstrual dhe dhimbja me e shprehur që paraqitet në atë kohë shkakton frigë te grat nga kanceri i gjirit. Gratë për lehtësimin e dhimbjeve në gjinjë rekomandohet të marrin suplemente Vitamin E . Rekomandohet që grat me ndërrime fibrocistike të gjinjëve të marrin 400-600 miligram vitaminë E në ditë.

Studimet e fundit tregojne se gratë që kanë marrë Vitaminën E në dozë prej 600 miligram në ditë në kohëzgjatje prej 3 muajve, në tetëdhjetë përqind (80%) të rasteve kanë pasur më pak ndieshmëri të gjinjëve dhe një zvogëlim në madhësinë e cistave në gjinjë. Ende nuk dihet pse vitamina E ndihmon tek disa gra me sëmundje fibrocistike të gjinjëve .

Por dihet se Vitamina E është një antioksidant që ka edhe efekt anti inflamator. Disa ekspertë mendojnë se është efekt anti inflamator i vitaminës E që ndikon ne zvogëlim të cistave dhe lehtësimin e dhimbjeve në gjinjë. Përveç Vitamines E , ndihmë natyrale për sëmundjen fibrocistike të gjinjëve është edhe Evening primrose oil ( vaji i karafilit të natës) i cili duke ju falemnderuar përmbajtjes së lartë të acidit gama linoleik ka efekt antiinflamator.

Poashtu grat me ndërrime fibrocistike të gjinjëve duhet të kenë kujdes edhe në mënyrën e të ushqyerit, duhet të konsumojnë ushqim me më pak yndyrë, të redukojnë përdorimin e mishit të kuq, të merren me aktivitet fizik – të bëjnë ushtrime të rregullta, dhe ti largohen përdorimit të tepruar të kofeinës si dhe të kenë kujdes në reduktimin e ekspozimit ndaj estrogjeneve ekzogjene.

Autore: Emine Devolli Disha - Radio Onkologe & Ultrasoniste

/komuniteti