Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si ndryshon sasia dhe përmbajtja e qumështit të nënës kohë pas kohe

02.06.2015 - Nga dita e parë e lindjes së fëmijës deri në fund të muajit të parë të gjidhënies ndryshon edhe përbërja edhe sasia e qumështit. Nga dita e I-III formohet sasi e vogël e kolostrumit, nga dita e IV-XIV paraqitet qumështi kalimtar, sasia e të cilit nga dita në ditë rritet, kurse në javën e III-IV pas lindjes kemi qumështin e pjekur i cili i plotëson të gjitha nevojat e fëmijës në gjysmën e parë të vitit të parë të jetës.

 

Kolostrumi- ka vlerë të madhe ushqyese dhe imunologjike. Përmban proteina 2.3 g%, karbohidrate 5.9 g%, yndyra 2.9 g%, minerale 0.2 g%. Ai përmban edhe vitaminë A, karotinën (ngjyra e verdhë), vit E, kripëra, Ig, IgA sekretare, antitrupa kundër infeksioneve të ndryshme virale dhe bakteriale. Ka rol mbrojtës dhe ndihmon zbrazjen e zorrëve të të porsalindurit.

Qumështi kalimtar- prodhohet nga dita e 4-14 dhe ndryshon nga dita në ditë, duke ndërruar edhe përmbajtjen. Gradualisht bie niveli i proteinave dhe Ig, vitaminave liposolubile, kurse rritet niveli i yndyrave, laktozë, vit hidrosolubile, etj.

Qumështi i pjekur- fillon të prodhohet në javën e III. Ky i plotëson të gjitha nevojat elatantit në 6 muajt e parë të jetës. Makroskopikisht është i ngjashëm më qumështin e lopës, me shije të ëmbël dhe vlera energjetike të njëjtë, rreth 68 Kcal/100ml.

Nga dita e 1-3 prodhohen rreth 50 ml qumësht, nga dita 4-14 500ml qumësht, kurse pas javës së dytë mbi 1000 ml qumësht në ditë.

 

Në fillim të racionit me qumësht të gjirit të nënës i ashtuquajturi qumështi i parë përmban shumë ujë dhe më pak yndyra, prandaj është e rëndësishme që fëmija të zbraz gjirin e nënës krejtësisht, që të merr edhe yndyrat, të ashtuquajturin ,, qumështi i fundit”, apo i fshehur, i cili i plotëson nevojat e fëmijës.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti