Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si të ndihmoni fëmijën e madh të mirëpresi beben e re?

16.05.2012 - Gjate shtatezanise , ju i keni dhene kurajo femijes tuaj te madh te preki barkun tuaj; ju i keni kerkuar qe te gjej emrin e vellait/motres se tij qe po vjen ne jete ose cfare ngjyre ta lyeni dhomen i/e tij/saj. Tani qe femija eshte aty eshte nje histori tjeter.

Disa keshilla te vogla qe te vendosni ne praktike

Thuajini atij - sido qe te jete mosha e tij , qe ju e doni gjithmone edhe me shume. Zemra e nje nene eshte shume e madhe.

Evitoni te mos ia ndryshoni zakonet dhe menyren e tij te jeteses ( per shembull , ti ndryshoni dhomen). Keshtu ai nuk do te mund te mendoj qe bebja ti vjedhi vendin e tij.

Mos e beni beben qendren tuaj te botes, sepse femija i madh mund te ndihet i lene mbas dore. Propozojini atij qe t'ju ndihmoje here pas here: per shembull te mbaj beben ne krah per disa minuta....

Rrini i qete - nese ai/ajo deklaron se nuk e do motren ose vellain e vogel dhe qe nuk do e doje kurre .Femija ka te drejten e tij te mos ta doje. Ne te kundert, mos e lejoni qe te kete gjeste agresive dhe te dhunshme tek bebja : ai duhet te kuptoj se ka disa limite.

Rezervojini atij disa momente qe ti kaloni bashke si per shembull tek lojrat ose duke shkuar nper vende qe atij i pelqejne shume. Ne te njejten kohe duhet qe ta beni ate te kuptoje sepse bebja eshte shume vogel per t'ju shoqeruar dhe ai do jete krenar per statusin e tij prej te madhi. Thuajini atij qe vendi i tij eshte unik dhe do ti ruhet gjithmone./ikub/

/komuniteti