Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si të parandalojmë gripin me ushqime

01.02.2012 - Pak kush nuk po kalon një grip të tmerrshëm këto ditë. Stina e ftohtë bën që virozat gripale të jenë më të shpeshta dhe të na vijnë rrotull të gjithëve. Shkak nuk bëhen vetëm temperaturat e ulta, por edhe mungesa e rrezeve të diellit.

Këta dy faktorë ulin rezistencën dhe dobësojnë sistemin imunitar. Dietologia klinike, Blerina Bombaj, shpjegon se konsumi i rregullt i disa ushqimeve na ndihmon të rrisim forcën e trupit për të luftuar patogjenet sezonale. Këto ushqime janë të pasura në minerale, vitamina dhe fitokimikate të cilat ndihmojnë eliminimin e mikrobeve, forcojnë imunitetin dhe ulin inflamacionin dhe simptomat e zakonshme të gripit.

Si të parandalojmë sëmundjet virale të dimrit nëpërmjet ushqimeve?

Duke ngrënë ushqime të papërpunuara (si psh farat e susamit, selino, fasule, bajame, kashius, drithëra të plota, fara luledielli dhe kungulli, kakao). Ato mund të bëjnë mrekullira për organizmin tonë në sajë të përmbajtjes së lartë në mineralit zink. Ky mineral ka veti të konsiderueshme antibakteriale, antimykotike dhe përforcuese për imunitetin duke e bërë një aleat të përsosur kundër sëmundjeve sezonale. Pra, forconi organizmin me “super-ushqime”.

Dhe cilat janë konkretisht këto super ushqime?

Zarzavatet si brokoli, qepët, hudhrat, domatet, karrotat, lakra e bardhë, spinaqi dhe kërpudhat janë ato që na ofrojnë mbrojtje ekstra gjatë stinës së dimrit. Duke i ngrënë këto zarzavate sa më pak të gatuara ose dhe krejtësisht të freskëta do të përfitonim maksimumin e vlerave të tyre ushqyese. Nga frutat preferoni limonat, portokallet, qitro, bananet dhe kumbullat vishnje. Për gatimet tuaja preferoni erëza si rigoni, xhinxheri, kajeni dhe kanella.

Po sa i takon pijeve

Duke pirë lëng limoni të shtrydhur ose çaj ndihmon në ekuilibrimin e pehashit (PH) në gjak. Një ambjent acid është shumë i favorshëm për mikro-organizamat patogjene dhe zhvillimin e mykut. Pini mjaftueshëm ujë natyral për të lehtësuar punën e veshkave në largimin e toksinave dhe preferoni çajin jeshil pa sheqer gjatë ditës për të qenë në formë. Vitamina D është e famshme për rëndësinë e saj jetike në mirëmbajtjen e kockave dhe përthithjen e kalciumit. Me pak të “famshme” janë vetitë e saj në mbrojtjen ndaj ftohjeve dhe gripit. Kjo vitaminë merret kryesisht nga rrezet e diellit. Ajo është e kufizuar në ushqime megjithatë kërpudhat e përmbajnë në sasi të kënaqshme./albeu/

/komuniteti