Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si të ushqeni fëmijën me qumësht gjiri pa u shëndoshur

21.07.2011 - Nese keni deshire ta ushqeni me qumesht gjiri femijen tuaj, per shume kohe, pa marre shume kile, nje gje e tille eshte e mundur po te ndiqni disa keshilla.

Grate qe vendosin ta rrisin femijen me qumeshtin e gjirit, sidomos ato qe e bejne per nje kohe me te gjate, e kane me te lehte qe te humbasin kilet e tyre, sesa ato qe zgjedhin biberonin. Si fillim, ato e humbasin me shpejt barkun, pasi gjate momentit te dhenies se qumeshtit kontraksionet ndihmojne uterusin (mitren) qe te gjeje permasat normale pas lindjes. Me pas dhenia e gjirit sjell dhe nje harxhim energjish me te madh, cdo dite afer 200 kalori. Dhe se fundi, dhenia e qumeshtit e detyron organizmin qe te harxhoje rezervat e dhjamit, sidomos ato qe jane ne pjesen e vitheve, te kraheve dhe kofsheve.

Pa marre parasysh rekomandimet e mjekeve gjate kesaj periudhe, qe ka te beje me jeten e femijes dhe qe favorizon humbjen e kileve te mamaja, nuk duhet te pihet asnjehere alkool, duhet te pini shume uje dhe te hani ne menyre te ekuilibruar dhe shume gjera njekohesisht, ne menyre qe te zevendesohen mungesat, si ne kalcium per shembull.

Prandaj kjo eshte nje nga menyrat me te mira per te harxhuar sa me shume energji. Por, nese do te keni nje ushqim hipokalorik, te ju nje gje e tille do te sjelle lodhje dhe gjendje ankthi. Pra, duhet te keni parasysh qe per te kaluar nje situate te tille eshte e udhes qe pas barres te mos hani pa fund. Ne menyre paradoksale siguria se “pa bere asgje, dhenia e gjirit te dobeson”, mund te shfajesoje deri aty sa te vendosni te hani me shume, pa bere kujdes, thuajse njesoj si gjate shtatzenise.

 

Per jeten e re, zakone te reja ushqimore

Periudha e dhenies se gjirit koincidon me nje menyre te re jetese, qe pasohet dhe me shtimin e kileve. Shume faktore jane marre parasysh: stresi se do te behesh pergjegjesi i nje qenieje te vogel, lodhja e shkaktuar nga lindja dhe netet e pagjume, qendrimi me gjate ne shtepi gjate periudhes se shtatzenise.

Si perfundim, mund te themi se mamate e reja qe i japin gji femijeve duhet te mesohen me menyren e re te jeteses. Tre vakte ne dite, te pasura me proteina, djathi nuk duhet te mungoje, te pakten 5 porcione fruta dhe perime ne dite. Te hahet dhe here pas here ndonje ushqim sipas deshires.

Mamate duhet te levizin gjate kesaj periudhe. Rinisja e nje aktiviteti sportiv eshte e lidhur me dhenien e qumeshtit, me kusht qe te beni nje vrap te lehte pas dhenies se qumeshtit dhe te mbani te brendshme te pershtatshme. Ka nje program ushqyes, i studiuar nga mjeket lidhur me menyren sesi do te ushqehen grate qe kane femijet ne gji. Ky program lejon te gjesh ekuilibrin ushqimor dhe te sigurt, por, pse jo, te hiqni dhe kilet e marra gjate shtatzenise./infoalbania/

/komuniteti