Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si ta ndihmojmë fëmijën kur është në mbipeshë?

26.04.2012 - Gjeja e pare qe ju rekomandojne ekspertet eshte qe t’i fusni ne levizje femijet tuaj. Nese nuk jane aq sa duhet ne levizje, ushqimin e konsumuar atehere ata nuk kane si ta shpenzojne.

Femijet duhet te shoqerohen dhe te jene sa me aktive, te organizoni aktivitete familjare ne natyre dhe te ngase bicikleten, apo ndoshta pse edhe te mos e regjistroni ne ndonje shkolle vallezimi, apo ne ndonje loje sporti.

Ju duhet t’ia shpjegoni femijes tuaj se konsumimi i larte i embelsirave mundet te shkaktoje grumbullimin e kileve shtese, e qe pas nje periudhe te caktuar kohore mundet t’i shkaktoje probleme.

Ushqimi i embel shtyn renien e sheqerit ne gjak dhe ben qe ta ndjeje urine me shpejte, e keshtu vitaminat qe jane te domosdoshem per zhvillimin e saj shpenzohen lehte.

Mjeket sugjerojne qe femijet te konsumojne vakte me te shpeshta. Edhe mes-vaktet, si frutat dhe perimet e fresketa, sallatat, pastaj mollet, arrat i, jogurti probiotik, jane shume te shendetshme. Ju si prind duhet te ndikoni qe femija juaj te shmange vaktet e mbremjes./bebaime.com/

/komuniteti