Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si ta ndihmoni fëmijën të reduktojë të menduarin negativ?

24.02.2015 - Mënyra si mendojnë fëmijët ka ndikim të madh në mënyrën si ndjehen dhe si sillen.

Mendime të rrepta dhe kritikuese mund ta dëmtojnë vetëbesimin dhe marrëdhënjet e fëmijës. Ka disa mënyra të të menduarit negativ. Disa fëmijë e nënvlerësojnë veten, ndërsa të tjerë mendojnë se do iu ndodhin gjëra të këqija.

Disa shembuj mendimesh negative tek fëmijët janë shprehje si: “ai gjithmonë merr atë që do, unë asnjëherë”, “ unë gjithmonë i bëj gabim detyrat”, “nuk jam i zoti në matematikë”, “une do ngatërrohem dhe të gjithë do të qeshin me mua”. Konsiderimi i mendimeve negative është qasje që ndihmon zhvillimin mendor të fëmijëve. Nëse dëgjoni se fëmija juaj artikulon mendime negative ose nëse ai shfaq sjellje të cilat ju bëjnë të dyshoni se ai ka mendime negative, është e rëndësishme ta konsideroni këtë çështje. Këtu janë pesë mënyra që do t’ju ndihmojnë:

1. Vlerësoni ndjenjat e fëmijës

Në vend që të thoni “nuk ke asnjë gjë, shumë mirë je” kur fëmija është duke qarë, më mirë vlerësoni ndjenjat e tij. Tregohuni empatikë dhe mundohuni të kuptoni ndjenjat e fëmijës pavarësisht se ato mund të shfaqen të ekzagjeruara. Në momentin që fëmijët ndjehen të kuptuar, do të mësojnë si të përballojnë emocionet e sikletshme.

2. Tregoni me kujdes se mendimet e tij mund të mos jenë të vërteta

Qëllimi përfundimtar duhet të jetë që fëmija juaj të jetë i aftë të korrigjojë emocionet negative të tij në vend që të varet tek ju për riafirmim. Për ta ndihmuar që t’i nxjerrë vetë konkluzionet, bëni pyetje që e ndihmojnë atë të kuptojë se mendimet e tij mund të mos jenë të sakta. Për shembull, nëse fëmija thotë “unë jam i trashë” pyeteni nëse ka pasur situata ku ai ka vepruar me zgjuarsi. Ndihmojeni të gjejë përjashtime.

3. Shikojeni çështjen nga këndvështrime të ndryshme

Ndonjëherë mënyra më e mirë për të ndarë mendimin nga emocioni është të pyesësh: Çfarë do t’I thoje një shoku që mendon kështu?” ose mund të pyesni se çfarë do të bënte peronazhi i tij i preferuar? Shikimi i problemit nga këndvështrime të ndryshme ndihmon në ndryshimin e mendimit të tij.

4. Zëvendësoni mendimet negative me mendime realiste

Ndihmojeni fëmijën tuaj të krijojë një skemë më realiste. Në vend që t’i thotë vetes “unë nuk bëj asnjë gjë të saktë”, ai do të përfitojë më shumë nëse thotë “ndonjëherë bëj gabime, por është normale”. Mësojeni ta trajtojë veten me të njëjtin respekt dhe mirësjellje që do të dëshironit tua jepte dhe njerëzve të tjerë.

5. Zgjidhni problemin hap pas hapi

Ndihmojeni fëmijën të kthejë mendimet negative në veprime positive. Zgjidhni në mënyrë aktive problemet e zgjedhjeve të tij kur ai përjeton mendime negative. Për shembull nëse ai parashikon se do të ngelë në testin e diturisë, inkurajojeni të ndërmarrë hapa për ta parandaluar këtë, siç është studimi ose kërkesa për ndihmë. Mësojeni fëmijën të bëjë zgjedhje të shëndetshme, edhe kur ai përballet me sfida të vështira dhe situata të sikletshme.

Burimi: Elona Çeço

/komuniteti