Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si të komunikoni me adoleshentët

21.05.2015 - Komunikimi me adoleshentët sa është i rëndësishëm është dhe i vështirë. Ju si prind mund të mendoni se keni humbur aftësinë që të kuptoni fëmijën tuaj

Ja disa nga teknikat e komunikimit me adoleshentët:

1. Arsyetimi dhe qartësia, në mënyrë që adoleshenti të arsyetojë edhe me vetveten duke u ridimensionuar me objektivitet. Jo shpesh, adoleshentët japin llogari për veprimet e tyre dhe reflektojnë mbi pasojat.

2. Zgjidhja e problemeve duke bashkëpunuar. dhënia e eksperiencës personale duke i ofruar adoleshentit zgjidhje realiste dhe pragmatike, gjithnjë duke parë brenda vetes, duke arsyetuar, duke studiuar ambientin.

3. Ndihma në marrjen e përgjegjësive, duke vënë në praktikë hipotezat më të realizueshme. Normalisht, është mirë që vëmendja e adoleshentit të tërhiqet me pyetje të tilla si “Ti si mendon se mund të veprosh?”; “Ku do të arrish me….”, etj.

4. Modestia në vend të idealizimit të vetvetes. Adoleshenti mund të kuptojë më mirë veten nëse do të gjejë forcën për të zgjidhur vështirësitë vetë dhe në mënyrë efikase. Është e gabuar t’i imponohemi atyre si “Modele Përsosmërie”, duke marrë si shembull reagimet tona në situate të caktuara.

5. Rritja e vetëvlerësimit, duke i shpjeguar adoleshentit se zgjidhja është tek ai dhe se zotëron aftësitë për të arritur atë që dëshiron.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti