26.11.2013 - Kujdesi ndaj dhëmbëve është një nga gjërat më të rëndësishme. Fëmijët, që janë nën moshën 10-vjeçare duhet t'i lajnë dhëmbët me ndihmën e prindërve të tyre.
Kjo bëhet dy herë në ditë; një herë pas mëngjesit dhe një herë në darkë para fjetjes.
Për fëmijët të cilët janë dy vjeç, duhet përdorur një masë e pastës së dhëmbëve sa 1/4 e thoit të gishtit të vogël të fëmijës, kurse kur fëmijët arrijnë në moshën 6-vjeçare përdoret një sasi paste pothuajse e barabartë me sipërfaqen e thoit të gishtit të vogël të fëmijës.
Pas larjes së dhëmbëve, nuk rekomandohet shpëlarja e gojës me ujë, mjafton vetëm të pështyhet.
E rëndësishme është që pasta të jetë me fluor që ndodhet pasi mbron mjaft mirë dhëmbët nga dëmtimi./albeu/

