Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Si të ushqehemi mirë gjatë shtatzanisë, produktet e ndaluara

25.06.2014 - Gratë shtatzëna duhet të përpiqen të ndjekin një plan ushqimor të ekuilibruar mirë. Ju duhet të dini se kush është lista e plotë me të gjitha ushqimet, të cilat nuk duhet ti konsumoni.

E para dhe më e rëndësishmja mbetet alkooli. Duhet ta evitoni menjëherë, sikurse të kufizoni kafeinën. Nënat e reja duhet të eleminojnë pijet e gazuara me përmbajtje kafeine, sidomos pijet energjike. Duhet të keni kujdes me yndyrën, ndërsa duhet të zgjidhni vajin e ullirit për gatimin dhe për sallatat.

Evitoni djathrat e butë, të bërë nga qumësht i pa-pasterizuar. Nëse janë të pagatuara, evitoni mishin, peshkun dhe prodhimet e detit.

Mishi pak i pjekur përmban dhe transporton tek nëna shtatzënë bakterin toxoplasmosi dhe salmonelën. Ashtu sikurse e përmëndëm edhe më herët, peshku i pjekur pak është mbartës i Esherikes Coli. Bëni mirë të shmangni edhe tonin e peshkut, peshkun krudo apo lloje të tjera të produkteve të detit, të pa pjekura siç duhet.

Djathi i butë dhe qumështi i papërpunuar nëse nuk mbahen në ambiente të kontrolluara, bëhen shkaktare të viruseve dhe mykozave./albeu/

/komuniteti