02.08.2013 - Shumica e njerëzve me kancer endometrial, mund të trajtohen vetëm me operim.
Gjatë operimit, mitra dhe cerviku do të largohen (procedura quhet histeroktomi totale). Në disa raste, hiqet vetëm një pjesë e vaginës; vezoret dhe tubat fallopian poashtu largohen së bashku me nyjet e afërta limfatike.
Njerëzit me kancer endometrial të avancuar, mund të kenë nevojë ti nënshtrohen rrezatimit, terapisë hormonale, apo kemioterapisë së bashku me operim për t`u trajtuar.
Edhe pse gjakrrjedhja në dhe gjatë perimenopauzës është normale, gjakrrjedhja pas menopauzës nuk është. Çfarëdo gjakrrjedhje postmenopauzale, pavarësisht se sa është e lehtë, duhet të kontaktoni mjekun tuaj sa më parë që është e mundur.
Nëse është kanceri shkaktarë i gjakrrjedhjes, sa më herët që fillon trajtimi, aq më shumë ka të ngjarë që ju do të keni një shërim të plotë./bebaime.com/Dr. Mimoza Keta/

