Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Sjelljet problematike të fëmijës vijnë nga ankthi

18.12.2017 - Fëmijët që duken te prapë janë shpesh shumë ankthiozë, por nuk dinë si ta shprehin. “Sidomos tek fëmijët e vegjël në ankth, ju mund të vëreni sjellje të tilla si largim apo ngjitje pas tjetrit, por mund të vereni dhe tantrume apo shpërthime të plota inati” thotë Dr. Rachel. Ankthi krijon një reagim fiziologjik ku e detyron trupin të tërhiqet ose të luftojë, ndaj sa herë fëmijët ndodhen në situata ankthioze tërhiqen ose shpërthejnë në sjellje negative; qajnë, shtrihen përtokë, bërtasin etj.

Shenjat më të zakonshme të ankthit tek një fëmijë janë: vështirësi për të fjetur në dhomë më vete, shmangie e aktiviteteve të caktuara, temperament i ndrojtur. Kur prindërit ankohen për sjellje shqetësuese në shkollë, tantrum dhe sjellje kundërshtuese, shpesh herë shkaku i tyre është ankthi.

Nuk është e pazakontë që fëmijët me nivele të larta ankthi të shfaqin sjellje shqetësuese në shkollë ku kërkesat dhe pritshmëritë ushtrojnë një presion të cilin ata kanë vështirësi ta mbajnë. Është shumë e vështirë për mësuesit ta kuptojnë sjelljen e fëmijës që duket pa arsye. Këta fëmijë, duke bërë sjellje kundërshtuese, shtyjnë të rriturit të cilët do duhet të ndihmojnë. Dr. Rappaport shpjegon se shumica e fëmijëve që sillen keq në shkollë, kanë një ambjent jo të qetë në shtëpi.

Nëse mësuesit dhe prindërit mundohen të krijojnë një marrëdhënje me fëmijën dhe arrijnë ta kuptojnë çfarë e shkakton sjelljen e tyre, ata mund ta ndihmojnë fëmijën të menaxhojë ankthin dhe të parandalojnë kështu shfaqjen e sjelljeve të padëshirueshme.

Burimi: Prinder te edukuar

/komuniteti