16.01.2015 - Mjekët e qytetit të Tetovës kanë heshtur për vdekjen e 100 foshnjave shqiptare gjatë vitit të fundit.
Agjencia e lajmeve “Zhurnal” raporton se 100 foshnje kanë vdekur nga abortet spontane. Sipas kësaj agjencie, gratë nuk kanë dashur të abortojnë, por ajri i ndotur në Tetovë besohet se është shkaktari i këtyre aborteve.
Disa mjekë të kontaktuar nga “Zhurnal” për shkak të reperkusione nga institucionet shtetërore nuk dëshirojnë të publikojnë emrin dhe këta shifra, po pranojnë se shkak kryesor për abortet spontane është ajri tepërt i ndotur në Tetovë.
“Paramendoni një nënë shtatzëne thithë ajrin ku më shumë ka monoksid karbon, me atë ajër e ushqen foshnjën në mitrën e saj. Dihet si është përfundimi. Foshnja vdes para kohe që ne si mjek i shohim çdo javë me eho aparat”, citohet një mjek nga Tetova.
Mjekët nga ky qytet pranojnë se ka raste të shumta të aborteve spontane. Mirëpo askush nuk ka evidencë të saktë zyrtare se sa aborte janë, pasi pacientet vendosin personalisht se ku të bëjnë kyretazhin (pastrim të fetusit) nëpër spitalet shtetërore apo në ato private.
Burimi: telegrafi.com

