Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

SST më të shpeshta dhe pasojat në organizëm

05.05.2011 - Semundjet seksualisht te transmetueshme jane shume te ndeshura dhe shpesh shoqerohen me pasoja fatale per organizmin e njeriut. Ajo qe te gjithe mjeket keshillojne eshte shijimi i seksualitetit, por ne menyre te kontrolluar dhe te mbrojtur pa pasur frike nga infeksionet seksuale dhe pa rrezikuar qe te infektohemi prej tyre.

Dhe per realizuar nje gje te tille duhet te mesojme se si t'i parandalojme SST dhe se si te kurohemi prej tyre. Ne mund te ndihmojme te parandalojme perhapjen e infeksionit pa pasur nevoje te heqim dore nga jeta jone seksuale, por para se ti kurojme dhe ti parandalojme nevojitete ti njohim ato.

Ja nje udhezues i vogel per te mesuar dicka me shume mbi infeksionet seksualisht te transmentueshme:

Herpes: Nese infektoheni nga virusi Herpes (HSV-2), nuk do te cliroheni me kurre prej tij. Mund te kuroheni perkohesisht me terapi specifike, por nuk ka zgjidhje perfundimtare. Simptomat jane te shumta dhe perseriten here pas here: dhimbje koke, dhimbje kockash, ekzema te shumta, enjtje dhe dhimbje ne zonen e organit gjenital, temperature, dhe rrallehere meningjit.

Klamidia: Quhet ndryshe armiku i heshtur sepse mund te qendroje ne heshtje per nje kohe te gjate duke nxitur infeksione te tjera qe mund te shkaktojne si te mashkulli ashtu edhe te femra sterilitet. Eshte nje virus qe mund te shkaktoje djegie kur urinoni, dhimbje ne shpine e ne fund te barkut dhe temperature.

Gonorrea: Aktualisht eshte teper i perhapur ne te gjithe boten. Eshte nje infeksion akut i shkaktuar nga nje bakter. Nese nuk kuroheni bakteri perhapet duke shkaktuar komplikacione ne pjese te ndryshme te trupit: lekure, zemer, veshka, deri sa shkakton sterilitet dhe artrit. Zakonisht simptomat jane keto: kruarje, djegie gjate urinimit, enjtje e dhimbje ne organin gjenital dhe gjakderdhje.

Hepatiti: Te gjithe e dime se hepatiti eshte i tipit A, B dhe C. jane te ndryshem, shpesh me simptoma te njejta, por qe mund te shkaktojne deri ne kancer te melcise.

Sifilizi: Pergjegjes per kete infeksion eshte nje bakter. Fillon me nje pucerr te vogel qe zakonisht shfaqet vetem ne vendin ku bakteri ka hyre ne trup transformohet ne ulcere. Fillojne te shfaqen njolla mbi lekure, nyjet limfatike zgjerohen, mund te bien qimet dhe thonjte, por ka edhe simptoma te ngjashme me ato te gripit. Ndion te organet e brendshme: tru, nerva, sy, zemer, enet e gjakut, melci, kocka, etj.. Kurohet me peniciline.

Kandida: Edhe ne kete rast behet fjale per nje infeksion qe nuk merret vetem nepermjet seksit te pambrojtur, por mund te perhapet lehtesishte prej tij. Simptomat e tet cilit jane : kruarje, djegie, inflamacion, fryrje barku, veshtiresi ne tretje, shqetesime me jashteqitjen (kapsllek ose diarre), keputje etj./infoalbania/

/komuniteti