Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Stina e verës dhe fëmijët

07.08.2012 - Megjithëse gjatë stinës së verës fëmijët janë më aktivë dhe të lëvizshëm një studim i realizuar së fundmi tregoi se fëmijët shëndoshen më shumë gjatë kësaj kohe.

Andaj prindërit duhet të marrim masa për parandalimin e shëndoshjes. Mundësimi i një ushqyerjeje të ekuilibruar, shtimi i aktivitetit fizik, pjesëmarrja në aktivitetet sportive për të cilat fëmija ka prirje janë hapat e parë në kontrollimin e peshës së fëmijës.

Noti është një sport i përshtatshëm për zhvillimin social të fëmijës.

Gjëja më e rëndësishme në ushqyerjen e fëmijës gjatë ditëve të nxehta të verës është konsumi i ujit. Prindër tregohuni të kujdesshëm që fëmija të marrë sasinë e nevojshme të lëngjeve gjatë ditës. Fëmijët më të mëdhenj se 7 vjeç duhet të konsumojnë mesatarisht 8-12 gota ujë në ditë. Pika tjetër e rëndësishme është analizimi i produkteve ushqimore dhe energjisë së marrë nga ato. A e plotësojnë këto produkte nevojën ditore për energji të fëmijës? Në rast të mosplotësimit të kësaj nevoje shfaqen shqetësime, sëmundje dhe në rast të marrjes së energjisë së tepërt dhe mosharxhimit të saj përballemi me shtimin e peshës.

Gjatë ditëve të nxehta fëmija mund të shfaqë dhe mungesë oreksi. Në këtë rast duhet treguar kujdes ndaj ushqyerjes së pakët dhe të shpeshtë. Gjatë verës fëmijët sëmurën më shumë nga infeksionet e ndryshme dhe diarreja. Diarreja e cila vazhdon për një kohë të gjatë bëhet shkak i humbjes së lëngjeve, dobësimit të fëmijës dhe problemeve më të rënda shëndetësore. Shkaku i diarresë gjatë verës është uji i ndotur. Andaj prindër sigurohuni që uji i pirë nga fëmija të jetë i pastër. Duhet të marrim produkte ushqimore të kontrolluara, të freskëta dhe jo të paketuara për të parandaluar helmimin dhe të tregohet kujdes ndaj afatit të përdorimit./zeri/

/komuniteti