03.11.2014 - Të dhëna kontradiktore janë dhënë ndër vite për jetëgjatësinë e një femre pas sjelljes në jetë të një fëmije.
Por sipas një studimi të ri është arritur në përfundimin se nënat që lindin vonë, jetojnë më gjatë. I referohemi grave mbi të 30-tat, të cilat kanë më tepër mundësi që të jetojnë më gjatë.
Një studim i një Universiteti Mjekësor në Boston ka zbuluar se gratë të cilat mund të lindin në mënyrë natyrale pas të 30-ave, kanë shance më të larta për të jetuar më gjatë. Në një shkrim të së përditshmes prestigjoze “The Independent”, citohet profesori i mjekësisë dhe autori i studimit Thomas Perls.
Sipas tij, mosha e vonuar për tu bërë nënë nuk përbën gjithmonë problem. Disa femra procesin e zhvillimit për tu riprodhuar e kanë më të ngadaltë në krahasim me disa të tjera.
Burimi: albeu.com

