06.11.2013 - Shtatzënat, të cilat janë në kontakt me ajrin e ndotur në qytete më shpesh lindin fëmijë me peshë të reduktuar të lindjes, zbulojnë të dhënat nga 12 shtete evropiane.
Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve zbulimet i bazon në të dhënat për 74 mijë shtatzëna të mbledhura gjatë 15 viteve.
Është zbuluar se si reduktimi i përqindjes së ndotjes në ajër, në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka parandaluar 22 për qind të rasteve me peshë të reduktuar të lindjes.
Pothujase përqindja e njëjtë e rasteve me peshë të reduktuar të lindjes do të parandalohej, nëse asnjë shtatzënë nuk do të konsumonte duhan.
Është vërtetuar edhe që rreziku rritet proporcionalisht me rritjen e përqindjes së grimcave të ndotjes në ajër, shkruan Kosova Sot.
Pesha e reduktuar e lindjes lidhet me rrezikun më të lartë nga vështirësitë me funksionimin e sistemit të frymëmarrjes dhe çrregullime të tjera, shton revista profesionale 'The Lancet Respiratory Medicine'./fermaime/

