Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Studim/Komunikimi shumë i rëndësishëm për fëmijët

16.02.2015 - Fëmija që në fillimet e tij ka nevojë që ti flasësh sidomos për afrimitetin e prindërve, pasi kjo është mënyra më e mirë që ai të arrijë tju kuptojë. Nuk është e rëndësishme që t’i lexoni vazhdimisht, pasi përveç se mund t’i tërheqni vemendjen për pak minuta, nuk arrini të krijoni një komunikim aktiv me të.

Sipas studiuesit e folura e vazhdueshme gjatë gjithë ditës me fëmijën bën të mundur krijimin e një ure lidhëse mes tyre.

Njëkohësisht studiuesit tregojnë se metoda e të lexuarit për fëmijën duhet të nisë në një periudhë më të vonshme, për shembull gjatë kohës që fëmija vazhdon të shkojë në kopësht apo është në prag shkolle, sepse vetëm në këtë mënyrë komunikimi do të jetë aktiv mes jush.

Fëmijët e vegjël kurrsesi nuk janë në gjendje të kuptojnë leximet e njëpasnjëshme ata kërkojnë komunikim të vazhdueshëm. Sigurisht rezultat e studiuesve nuk hedhin poshtë të mirat e të lexuarit, por sipas tyre e folura me ta sjell më shumë të mira. 

Burimi: albeu.com

/komuniteti