Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Studimet gjatë shtatzënisë

04.06.2013 - Nuk eshte i vogel numri i vajzave te cilat mbesin me barre gjate studimeve por mendimet e tyre jane te ndryshme ne lidhje me kete ceshtje, tregojne rezultatet e anketes.

Perderisa disa mendojne qe shtatzenia gjate studimeve eshte gje normale, disa prej tyre mendojne te kunderten.

“E kuptova qe jam shtatzene gjate vitit te pare te studimeve, kur filluan afatet e provimeve te shtatorit, i kalova provimet e atij afati dhe me pas ndalova sepse para se gjithash e rendesishme per mua ishte qe ta kaloja shtatzenine pa stres dhe nervoze. Nuk pendohem rreth ketij vendimi, sepse bebi im tani eshte nje vjec, i shendetshem dhe une jam shume e lumtur per kete” – thote Albana D. – ish studente e Fakultetit Filozofik ne Prishtine.

Mimoza, e cila eshte ne perfundim te studimeve master ne Tirane, eshte ne fillim te muajit te nente te shtatzenise. Ajo vendosi qe edhe gjate shtatzenise te vazhdonte me studimeve te cilat deshiron ti perfundoje sa me pare. Nje lehtesim per te eshte qe ligjeratat nuk jane te gjitha te obliguara dhe se profesoret jane te gatshem ti ndihmojne ne cdo kohe kur jane ne pyetje terminet e afateve te provimeve.

Ne pergjithesi hulumtimet flasin per gatishmerine fizike te femres, megjithate periudha biologjike me e pershtatshme per lindje shpeshhere nuk eshte ne perputhje me ate psiqike dhe shoqerore. Poashtu, pjekuria psiqike dallon tek secili dhe shpeshhere eshte me e rendesishme se ajo fizike. Pikerisht per kete arsye, nuk eshte e rendesishme nese femra eshte studente apo jo, perderisa shendeti i nenes dhe femijes eshte paresor.

/komuniteti