19.06.2014 - Në bazë të një studimi të ri të zhvilluar në Europë është zbuluar se prindërit që kanë fëmijë të vegjël, kanë më tepër besim që gjyshërit të kujdesen për ta.
Një masë tepër e vogël e familjeve, nuk pëlqejnë që kujdestarine e fëmijëve të tyre ta marrin gjyshërit.
Studimi i drejtuar nga Eva Garcia-Moran dhe Zoe Kuehn, ka zbuluar se 37% e familjeve me fëmijë deri në moshën 14 vjeçare, ua besojnë gjyshërve. Sakaq, vetëm 14% e fëmijëve me moshë nga zero deri në dy vjeç, dërgohen në çerdhe.
Në bazë të këtij studimi, përfundimi ishte i dukshëm dhe i qartë. Gjyshërit ishin zgjedhja e parë për kujdestarinë e fëmijës./albeu/

