Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Të lindësh pas të 30-ve, ulet rreziku për tu prekur nga kanceri

30.07.2012 - Të lindësh pas moshës 30 vjeç, reduktohet rreziku për tu prekur nga kanceri i mitrës.

Ndërsa mosha për lindjen e fëmijës vjen gjithnjë e në rritje, kjo duket se e ka një shans të mirë krahas komplikimeve të shumta.

Sipas një studimi të fundit të lindësh pas moshës 30 vjeç ose ndoshta edhe afër të 40-ve reduktohet ndjeshëm mundësia për tu prekur nga kanceri në mitër.

Studiuesit amerikanë të Keck School of Medicine siç informonFemina.al pohuan se gratë që lindin mes moshës 30 dhe 40 vjeçare reduktojnë nga 17% në 44% rrezikun për tu prekur nga kanceri në mitër, në raport me ato femra që lindin nën moshën 25 vjeç.

Në vijim të studimit u theksua se pas moshës 30 vjeçare rreziku për prekjen nga kanceri zvogëlohet me 13% dhe më tej kjo përqindje dyfishohet për çdo 5 vjet, ndërsa për ato që lindin mes moshës 35 dhe 39 vjeçare rreziku ulet me 32%./femina.al/

/komuniteti