Fëmijët të cilët konsumojnë ushqim të pasur me vitamin E janë më pak të rrezikuar nga ekzema. Gjithashtu, vitamina A përpos disa zbulimeve më të hershme, nuk mbron nga alergjitë, theksojnë ekspertët japonezë të Univerzitetit Jamaguçi në Ubeu.
Ekipi japonez, në krye me dr. Masajuki Okudo, ka analizuar përmbajtjen e këtyre vitaminave në gjakun e 396 fëmijëve, të moshës 10 deri në 13 vjeç, prej të cilëve 240 prej tyre kanë vuajtur nga ekzema, vështirësitë në frymëmarrje apo astma.
U konstatua që nuk ka kurrfarë lidhje në mes të gjendjes paraprake dhe nivelit të vitaminës A, përderisa provat e vogla me përmbajtjen më të madhe të vitaminës E në gjak kishin nën 67 përqind më pak rrezik të sëmuren nga ekzema se sa ata me nivel të ulët.
Për më tepër, madje provat të cilat kishin nivel minimal të vitaminës E, ishin më pak të rrezikuar nga ekzema mbi 60 përqind.
Me vitamin A janë të pasura pemët dhe perimet e verdha, të kuqe dhe të portokallta, ndërsa vitamina E mund të gjendet në vajra bimore dhe në drithëra integrale.
Nuk ka ndonjë standard të caktuar në atë se sa duhet marrë nga këto vitamina në baza ditore.
Sipas standardeve amerikane, konsumi i vitaminës A në baza ditore do të duhej të ishte 2.000 njësi ndërkombëtare (IU) ndërsa vitamina E rreth 16 IU.
Ende nuk dihet saktësisht përse vitamina E zvogëlon rrezikun nga ekzema. Ekipi japonez bën të ditur që është në pyetje përbërja e tij antiosidante dhe ndikimi i tij në sistemin imunitar.

