13.03.2014 - Sipas "Kaiser Family Fondation" në studimin e drejtuar nga Geisel school of medicine në Dartmouth, televizori dhe video-lojërat në dhomën e fëmijës, bënë që të shëndoshen gjysmë kilogram çdo vit më shumë se pesha që duhet të shtojnë normalisht sipas fizikut që kanë.
Studimi ka përfshirë 6500 fëmijë nga mosha 10 deri në 14 vjeç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë studimit është vënë re se se çdo vit fëmijët që kishin televizor në dhomën e tyre, shtonin nga 500 gramë më shumë nga shtimi i peshës normale për moshën e tyre.
Ky shtim në peshë u shpjegua me jetën e tyre pasive për shkak të qëndrimit ulur përpara televizorit dhe kompjuterit. Studimi është publikuar në revsitën “Jama Pediatrics”.
Ekspertët u tërheqin vëmendjen prindërve duke theksuar të mos vendosin televizor dhe video-lojëra në dhomë fëmijëve, pasi kjo ndryshon stilin e tyre të jetës dhe i bën më pasiv. Gjithashtu ndikon në reduktimin e orëve të gjumit./albeu/

