Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Testi zbulon autizmin tek foshnjat

09.05.2011 - Sëmundja zakonisht diagnostifikohet herët, ndërsa mjekët kanë theksuar se sa më herët të zbulohet dhe diagnostifikohet kjo sëmundje, aq më të mira do të jenë rezultatet për luftimin e saj

Një test pesëminutësh do të mund të ndihmonte që të zbulohej autizmi te foshnjat e moshës 12 muajsh, që prindërve dhe mjekëve do t’ju ofronte mjaft kohë për të luftuar këtë çrregullim, sugjerojnë ekspertët amerikanë nga Universiteti i Kalifornisë.

Autizmi është një çrregullim misterioz dhe kompleks, i cili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës godet 1 nga 110 fëmijë. Katër herë është më I shpeshtë te djemtë sesa te vajzat. Fëmijët që vuajnë nga autizmi hasin në vështirësi rreth marrëdhënieve shoqërore, komunikim dhe kuptimin e sjelljeve dhe emocioneve të personave të tjerë. Sëmundja zakonisht diagnostifikohet herët, ndërsa mjekët kanë theksuar se sa më herët të zbulohet dhe diagnostifikohet kjo sëmundje, aq më të mira do të jenë rezultatet për luftimin e saj. Zbulimi se autizmi mund të vërtetohet, madje te fëmijët 1-vjeç, tregon në potencialin e madh që kushtet dhe rezultatet e terapive po përmirësohen.

Hulumtimi ishte kryer me ndihmën e 137 pediatërve nga rajoni I San Diegos, të cilët, përveç kontrollit të foshnjave, kishin parashtruar edhe disa pyetje për prindërit. Foshnjat që gjatë këtyre kontrolleve kishin treguar rezultate më të dobëta ishin dërguar në qendrën për autizëm për studime shtesë.

Këta fëmijë ishin testuar përsëri çdo gjashtë muaj deri në moshën tre vjeçe, ku zakonisht shfaqen simptomat e qarta të autizmit. Nga 10.000 foshnje një vjeçe, që ishin përfshirë në këtë hulumtim, 184 prej tyre në kontrollin e parë kishin rezultate të këqija, ndërsa te 75% e fëmijëve më pas ishte shfaqur ndonjë problem.

Diangostifikimi me autizëm ishte vërtetuar te 32 fëmijë, 56 kishin filluar të flasin me vonesë, 9 prej tyre ishin vonuar në zhvillim, derisa te 36 prej tyre ishte vërtetuar ndonjë problem tjetër./kosova-sot/

/komuniteti