Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Testosteronet dhe infarkti në zemër

19.04.2012 - Shoqata amerikane e zemrës sjell disa të dhëna befasuese mbi testosteronet.

Testosteroni lidhet shpesh me seksualitetin mashkullor. Por një studim i ri zbulon se testosteronet vlejnë edhe për një tjetër të mirë.

Studimi në “Circulation: Heart Failure” , botim i Shoqatës amerikane të Zemrës, konstaton se – kur pacientëve me infarkt në zemër iu dhanë Testosterone- ata filluan të merrnin frymë më mirë dhe të ushtroheshin më shumë fizikisht.

Studimi – ku u përfshinë meshkuj e femra – zbuloi se Testosteroni i shtuar;

- përmirësoi 50 për qind aftësitë e këmbëve për të duruar lodhjen ose për të ecur më gjatë

- tek 35 për qind e pacientëve, simptomat e infarktit në zemër u përmirësuan, në disa raste në shkallë dramatike (dhe)

- solli një shtim të forcës dhe rezistencës së muskujve

Gjatë studimit, shkencëtarët nuk vunë re efekte anësore, qoftë probleme kardio – vaskulare ose kancer në prostatë, që ndonjëherë lidhen me hormonet seksuale mashkullore.

Autorët e studimit thonë se Testosteroni është një terapi premtuese për të përmirësuar aftësitë funksionale të pacientëve me infarkt në zemër./wordpress/

/komuniteti