27.02.2015 - Një fëmijë rreth 1 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme teksa ndodhej në çerdhe. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 15:30 të ditës së sotme, në çerdhen nr.17 në kryeqytetit, që ndodhet në rrugë “Kongresi i Manastirit”.
Sipas dëshmisë së dhënë nga edukatoret e çerdhes, mësohet se fëmija i seksit mashkull ka qenë në gjumë dhe nuk është zgjuar më.
Ai është dërguar me urgjencë në pediatri, por ka mbërritur i pajetë atje. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që kanë sjellë vdekjen e fëmijës me inicialet S.P.
Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në ambientet e Mjekësisë Ligjore, ku autopsia pritet të zbardhë shkakun e vdekjes, ndërkohë Komisariati nr.2 në kryeqytet ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Burimi: Top Channel

